VËLLAZNIMI
Vëllaznimi forcon trapezin me ish-qendrën e Trepçës
18 October, 2020 @21:30
Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, ka zyrtarizuar qendrën amerikane Cedric Council.
Council në stinorin që e lamë pas ishte pjesë e Trepçës, derisa sivjet do të luftojë për suksesin e Vëllaznimit.
Qendra 206 cm me skuadrën mitrovicase luajti në 4 ndeshje me 8 pikë, 4.5 kërcime e 0.7 asistime për ndeshje.
Cedric e zëvendësoi amerikanin Malik Barnes i cili ishte zyrtarizuar te Vëllaznimi, por për arsye personale nuk ka udhëtuar në Kosovë.