PJESA E PARË: RAHOVECI - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi në pushim me epërsi
25 February, 2023 @18:00
Vëllaznimi në çerek të dytë të ndeshjes ka përmbysur epërsinë e Rahovecit, duke e fituar periudhën e dytë të lojës me 10 pikë dallim, 13-23, për të shkuar në pushim pjesëlojësh me 4 pikë dallim, 34-38.
Më efikasi te Vëllaznimi pas pjesës së parë është treguar Jahii Carson me 10 pikë, ndërsa te Rahoveci 10 pikë ka shënuar Igor Chumakov.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.