LIPJANI - VUSHTRRIA

Vushtrria siguron Ligën e Parë edhe për një stinor
19 March, 2021 @22:19
Skuadra e Vushtrrisë ka regjistruar një fitore të lehtë ndaj Lipjanit me rezultat 61-78.
Lipjani luftoi 2 çerekët e parë, derisa në çerekun e fundi u dorëzua dhe shënoi vetëm 9 pikë.
Erhan Sholla me 29 pikë e 6 kërcime ishte më i miri, derisa kapiteni i Vushtrrisë Butrint Zabërgja luajti me double-double prej 12 pikëve e 18 kërcimeve.
Te Lipjani më i veçuari ishte Fazli Vitia me 18 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.
Vushtrria me këtë fitore e siguroi Ligën e Parë edhe për stinorin tjetër, derisa Lipjanit i vështirësohet puna për mbijetesë.