MH PRISHTINA - PRISHTINA E RE
MH Prishtina befasohet nga Prishtina e Re, rrezikohet Play Offi
19 March, 2021 @20:26
Marigona Hill Prishtina u befasua nga Prishtina e Re, duke u mposhtur me rezultat 85-86.
Mërgim Jakupi ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina e Re me 26 pikë, derisa Agim Haliti ishte afër shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 15 pikë, 13 kërcime e 9 asistime.
Te Marigona Hill Prishtina u dallua Eliot Peci me 26 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.
MH Prishtina me këtë humbje rrezikon pozitën e katërt që e dërgon në Play Off, ngase u barazuan me ndjekësin më të afërt New Basket, kurse për Prishtinën e Re ishte një fitore shumë të rëndësishme për të mbetur në Ligën e Parë.