ASLLANI PËRDOR KREJT LOJTARËT

Foto: Iliustrim/ Pamje nga arkivi
Vushtrria thellë dhe lehtë ndaj Dukagjinit
19 January, 2023 @22:24
Vushtrria ka kaluar shumë lehtë dhe me fitore të thellë ka shënuar fitore rutinore ndaj Dukagjinit të Klinës që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë. Vushtrriasit kanë fituar këtë ndeshje me rezultat 101-62 ndërsa pesë lojtarë të ekipit kanë shënuar pikë dyshifrore në fitore.
Më së shumti pikë shënoi Ramadan Zekiqi 18, duke u pasuar nga Rinol Gashi me 15, nga 13 dhanë Besnik Azemi e Engjëll Ramaj, ndërsa 11 të tjera shënoi Erhan Sholla. Përndryshe trajneri Gazmend Asllani i dha mundësi të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen, duke i mundësuar minimalisht 10-minuta secilit në bankë.
Me fitore, Vushtrria bëhet me bilanc 16-5, ndërsa Dukagjini 5-16.