DUELET E XHIROS

Foto: KBRahoveci/ fb/ Sh. Berisha
Xhiroja e fundit e stinorit të rregullt të Ligës Unike
22 March, 2022 @15:18
Në mesjavë zhvillohet Xhiroja e XIV në Ligën Unike, që është e fundit për stinorin e rregullt, ku do të përcaktohet edhe renditja përfundimtare për edicionin e dytë të ligës.
Tri vendet e para tashmë janë siguruar. Ylli është në vendin e parë me 12 fitore e 1 humbje, Peja e dyta me 9 fitore e 4 humbje, si dhe Prizreni’16 me 8 fitore e 5 humbje, kurse Teuta, Rahoveci dhe Tirana kanë nga 6 fitore e 7 humbje.
Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa në “Play-off” do të luajnë vendi i tretë me atë të gjashtë dhe i katërti me të pestin.
Ndeshja e parë zhvillohet me Rahovecit dhe Pejës, ku vreshtarët synojnë fitoren për të siguruar një vend më të lartë në renditje, ndërkohë që verdhezinjtë kanë siguruar vendin e dytë. Ky duel regjistrohet edhe si duel i mbetur i Superligës.
Sfida e dytë zhvillohet mes skuadrave nga Shqipëria, Vllaznia dhe Teuta. Shkodranët kanë 3 fitore e 10 humbje, kurse durrësakët kanë 6 fitore e 7 humbje.
Të enjten ndeshen Prizreni’16 dhe Ylli. Të dyja i kanë siguruar vendet e tyre në renditjen tabelare, por ky duel ka vlerë edhe në Superligë, për ndeshjen e mbetur mes dy skuadrave.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Tiranës dhe Kamzës. Tiranasit kanë 6 fitore e 7 humbje, kurse skuadra e Kamzës ka dy fitore e 11 humbje.
PlayOffin këtë stinor nuk e kanë arritur Vllaznia e Kamza, që me këto ndeshje edhe përfundojnë stinorin e dytë të Ligës Unike.
Liga Unike - Java 14
E mërkurë
17:00 Rahoveci - Peja
19:00 Vllaznia - Teuta
E enjte
17:00 Prizreni 16 - Golden Eagle Ylli
19:00 Tirana - Kamza.