VËLLAZNIMI-YLLI
Ylli kalon lehtë pengesën e radhës
11 March, 2017 @1:30
Skuadra e Yllit ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, kësaj here ndaj Vëllaznimit të Gjakovës si mysafir në “Shani Nushi”.
Ekipi suharekas ka fituar ndeshjen me 25 pikë epërsi, 71-96, ndërsa kjo ka qenë fitorja e dhjetë e ekipit në fjalë këtë stinor në Superligë dhe pas kësaj ndeshjeje kanë bilanc 10-11.
Chris Olivier ka shkëlqyer te skuadra e Yllit sonte, duke shënuar double-double prej 30 pikëve dhe 19 kërcimeve në ndeshje, derisa përveç tij pikë dyshifrore kanë shënuar edhe Trae Anderson, 17, pastaj Kevin Brown 21, Ergin Grosha 12 dhe Ujkan Karanezi 10.
Në anën tjetër te Vëllaznimi si zakonisht më i dalluari ka qenë Beq Kovaçi. Ai ka shënuar 23 pikë në humbjen e skuadrës së tij. Kurse me 16 të tjera është dalluar edhe Kreshnik Avdija, derisa Musab Mala ka kontribuuar me 11 pikë të tjera.
Vëllaznimi tash ka bilanc 2-19 dhe është duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në Superligë.
Në xhiron e radhës, Vëllaznimi pret Trepçën në Gjakovë, derisa Ylli do të ketë punë të vështirë, duke i dalë në mejdan Pejës në “Karagaç”.
Vëllaznimi
1 | Beq Kovaçi (32:52) | 23 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | Kreshnik Avdija (31:11) | 16 pikë | 1 kërcim | 2 topa të vjedhur |
3 | Musab Mala (21:47) | 11 pikë | - | 3 asistime |
4 | Atik Koshi (29:04) | 10 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Driton Rraci (31:10) | 5 pikë | 6 kërcime | 2 topa të vjedhur |
6 | Dardan Brovina (8:49) | 2 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Drin Domi (3:06) | 2 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Otan Shehu (2:21) | 2 pikë | - | - |
9 | Leutrim Berisha (32:43) | 0 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
10 | Dielli Bakalli (2:21) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
11 | Ardit Zeka (4:31) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
Ylli
1 | Chris Olivier (30:44) | 30 pikë | 19 kërcime | 1 asistim |
2 | Kevin Brown (34:39) | 21 pikë | 5 kërcime | 8 asistime |
3 | Trae Anderson (31:11) | 17 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
4 | Ergin Grosha (23:28) | 12 pikë | 5 kërcime | - |
5 | Ujkan Karanezi (19:35) | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Etnik Asllanaj (6:27) | 3 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Dren Hoxha (6:50) | 2 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Endrit Elshani (13:06) | 1 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |
9 | Egzon Fetiu (17:38) | 0 pikë | 5 kërcime | 7 asistime |
10 | Getoar Arifaj (13:51) | 0 pikë | - | - |
11 | Flori Gashi (3:06) | 0 pikë | - | - |
12 | Rilind Krasniqi | - | - | - |