JORDANCO DAVITKOV
Maqedonia përzgjedh kryetrajnerin
10 March, 2017 @18:30
Përkundër spekulimeve se Marjan Ilievski do të bëhet përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll, sot mediat maqedonase kanë bërë të ditur se MKF (Fed. Bask. Maqedonisë) ka emëruar trajnerin me përvojë, Jordanco Davitkov.
Davitkov ka ardhur si kompromis në MKF, me vendim të kryetarit Petar Naumoski, pasi që ka pasur rryma të ndryshme në përzgjedhjen e drejtuesit.
IRJ Maqedonia është në një grup me Kosovën dhe Estoninë në parakualifikime për Kampionatin Botëror Kina 2019.
Kosova ende nuk ka përzgjedhur trajnerin e përfaqësueses. Deri tash këtë detyrë e ka ushtruar Arben Krasniqi.
55 vjeçari ka qenë edhe më parë trajner i këtij vendi, ndërsa ka punuar edhe si trajner i Kuvajtit në ndërkohë. Si basketbollist, Davitkov ka qenë pjesë e reprezentacionit të juniorëve të Jugosllavisë së dikurshme, ndërsa ka mbetur në histori si kapiteni i parë i reprezentacionit maqedon.