Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI FITON

Ylli mbyll sezonin e rregullt me 20 fitore, mposht Bashkimin

Ylli mbyll sezonin e rregullt me 20 fitore, mposht Bashkimin


2 April, 2023 @19:06

Fitore të pritur ka shënuar Ylli ndaj Bashkimit sonte në 13 qershori, derisa kampioni aktual pos çerekut të dytë ku nuk ishte në fokus, në të tjerat mbajti kontrollin, riktheu distancën e pikëve, për të fituar në fund: Bashkimi 77-87 Ylli [11-24, 27-16, 24-29, 15-18].

Bashkimi si duket ka lëshuar nga dora gjithçka dhe tashmë pos angaazhimit të disa lojtarëve dhe Daniel Lekndreajt, ekipi nuk po tregon më shumë. Vetëm ҁereku i dytë nuk ka mjaftuar për prizrenasit.

E Ylli, me përvojën dhe lojën e mençur, ka regjistruar fitoren e njëzet të stinorit për të nisur PlayOffin nga vendi i tretë, ku në çerekfinale do të ndeshet me Vëllaznimin.

TABELA AKTUALE

Henrik Sirko me 28 pikë, 4 asistime e 4 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i suharekasve, ndërsa 24 pikë, 5 asistime e 4 kërcime i ka bërë Valon Bunjaku në këtë fitore. Demetris Morant ka rkyer lojën me double-double prej 10 pikësh e 20 kërcimesh.

Lojtari i vetëm që po jep shenja mosdorëzimi te Bashkimi, shkodrani Daniel Lekndreaj nuk ka mjaftuar. Ai luajti përsëri me double-double, kësaj here prej 31 pikësh dhe 14 kërcimesh, ndërsa ekipi tash e tutje nis PlayOffin nga pozita e pestë dhe do të ndeshet me Trepçën në çerekfinale të PlayOffit. Ylli mbyll sezonin e rregullt me bilans 20-8 dhe nis PlayOffin prej pozitës së tretë. Bashkimi me 11-17 në një sezon të dobët, nis PlayOffin prej pozitës së pestë.


 
Të gjitha lajmet nga