YLLI PUBLIKON PËRFORCIMIN E PARË
Ylli zyrtarizon edhe Arian Qallakun
16 August, 2024 @12:18
Basketbollisti pejan, me shumë përvojë në Superligë dhe reprezentues i Kosovës në basketboll, Arian Qallaku, është lojtar i ri i Yllit.
Kampioni i dyfishtë i Kosovës ka bërë të ditur se ka angazhuar Qallakun jo vetëm për këtë stinor, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
“Arian Qollaku pjesë e Golden Eagle Yllit për dy sezone të radhës,” ka shkruar KB Ylli në njoftim.
Qallaku 32 vjeçar përgjatë karrierës së tij në Superligë ka luajtur për Vëllaznimin, Pejën, Rahovecin, Prishtinën, ndërsa së fundi në stinorin 2023/24 ka qenë pjesë e Pejës duke pasur 25.8 minuta mesatarisht për ndeshje, me 8.2 pikë, 2.2 asistime dhe 3.4 kërcime për lojë mesatarisht.
Qallaku është 198 centimetra i gjatë dhe mund të luajë në pozitat 1 dhe 2.