CORONAVIRUS
2 basketbollistë të Pejës, pozitiv në COVID-19
10 November, 2020 @23:46
Para pak çastesh klubi i Pejës, përmes llogarisë së ekipit në Facebook, ka vërtetuar lajmin se janë 2 basketbollistë të skuadrës që kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Kështu, lojtarët në fjalë futen në izolim, ndërsa nesër e tërë skuadra e Pejës do të testohet për të parë nëse virusi është përhapur edhe te basketbollistët tjerë e te stafi i ekipit.
“Me keqardhje ju informojmë se dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 dhe i janë nënshtruar masës së izolimit, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Nesër do të tesohet pjesa tjetër e ekipit. Ndeshja e paraparë kundër Bashkimit që do të duhej të zhvillohej nesër, është shtyer për një datë tjetër,” ka shkruar njoftimi i Pejës sonte.
Dueli Peja - Bashkimi ishte paraparë të luhet nesër mbrëma në Karagaç. Bashkimim para pak çastesh bëri të ditur njoftimin, ndërsa tash këtë e konfirmoi edhe KB Peja.
Peja përndryshe është lidere e Superligës dhe ekipi i vetëm që s’ka pësuar humbje këtë stinor ende.