FIBA 3x3

Foto: FBK
Andorra mposht Kosovën në 3x3 basket
Teksti: FBK
17 June, 2023 @11:36
Kosova 3x3 te meshkujt është mundur nga Andorra me rezultat 19:11.
Kjo ishte ndeshja e parë e Dardanëve në kualifikimet e FIBA 3x3 Europe Cup. Arbër Sinani kishte katër pikë, nga tri kishin Ardit Pepaj dhe Mërgim Jakupi, kurse një Atik Koshi.
Takimi i dytë është ndaj Shqipërisë nga ora 16:30, kurse sfida e fundit në grupe është ndaj Irlandës, nesër nga ora 09:00.
Në këto kualifikime po marrin pjesë edhe vajzat, që e nisën me fitore ndaj Andorrës.◼️