Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONI POTENCIAL I KOSOVËS

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

Foto: FFK

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë


TopSporti.com

6 September, 2024 @12:01

Franco Foda me siguri ka të qartë në mendjen e tij 11-shen që do t’i dalë përballë Rumanisë. Ka vrojtuar mjaft brenda javës, ndërsa edhe ka parë nga afër futbollistët të cilët janë të gatshëm për të qenë pjesë e ekipit të Dardanëve, si startues në përballje ndaj Rumanisë.

Kjo e fundit, kishte mposhtur Kosovën 2-0 në ndeshjen e luajtur në Bukuresht, derisa në Prishtinë barazuan pa gola 0-0 — përballje këto, të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

TABELAT & REZULTATET

Kësaj radhe, Kosova me pjesën ofanzive në formë, do të dojë që të mos dështojë karshi rumunëve të drejtuar prej Mircea Lucescut, ndërsa do të kërkojë fitore për të nisur mbarë dhe për t’i dhënë goditje që në start rivalit, që konsiderohet më i forti në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve.

Parashikimi ynë, për 11-shen fillestare të Kosovës në këtë përballje është:

FORMACIONI: 4—2—2—2

PORTIER: Arijanet Muric;

MBROJTËS: Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada;

MESFUSHORË: Florent Muslija, Elvis Rexhbeçaj, Milot Rashica, Edon Zhegrova;

SULMUES: Vedat Muriqi, Albion Rrahmani.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve