Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJANI

Arti Hajdari debuton te Teuta

Arti Hajdari debuton te Teuta


4 November, 2023 @10:29

Basketbollisti i Kosovës, Arti Hajdari, ka debutuar mbrëmë te Teuta e Durrësit në kuadër të kategorisë së parë të basketbollit të Shqipërisë.

Ai ka fituar 14 minuta lojë nga trajneri malazez i durrësakëve Nikola Milatovic, ndërsa ka shënuar 2 pikë në fitoren e ekipit ndaj Elbasanit të drejtuar nga trajneri kosovar Fabian Gjuka.

Teuta ka mposhtur Elbasanin si mysafir 62-75, ndërsa Hajdari në 14 minuta lojë ka bërë edhe 2 kërcime, 1 bllok dhe 1 top të rrëmbyer, derisa për tre pikë ishte 0/3.

Kujtojmë, Hajdari në fillim të stinorit u prezantua te Prishtina, ku kishte kaluar nga Peja. Ai pritet që shpejt të rikthehet në Kosovë, pas së paku një muaj qëndrimi të regjistruar në një Federatë tjetër, në mënyrë që të mund të regjistrojë kalimin në FBK.

Lëvizje të tillë më parë kishte bërë basketbollisti tjetër i Kosovës, Muhamedali Janjeva. Ai kishte kaluar te Kamza për një muaj, për t’iu kthyer basketbollit të Kosovës ashtu që të mund të regjistrohet nga Prishtina te Prizreni brenda stinorit dhe jashtë afatit kalimtar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga