Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - SUHAREKA

Balkani fiton derbin lokal, nuk dorëzohet

FOTO / Ballkani

Balkani fiton derbin lokal, nuk dorëzohet


5 April, 2025 @17:16

Skuadra e Ballkanit e mposhti Suharekën me rezultat 3-1 [Almir Kryeziu 31’, Sunday Adetunji 41’, Marsel Ismajlgeci 73’ - Endrit Krasniqi 77’], dhe vazhdoi ndjekjen ndaj Dritës.

Ballkani kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Almir Kryeziu në minutën e 31’, pas harkimit të Marsel Ismajlgecit. Ndërsa rezultatin e dyfishoi Sunday Adetunji 41’(asistoi Bleart Tolaj).

Me të filluar pjesa e dytë, Mevlan Zeka shënoi për Suharekën në minutën e 48’ por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Zeka shënoi edhe një herë në minutën e 65’, por përsëri ishte në pozitë jashtë loje.

Rudolf Turkaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71’, pasi e fauloi Adetunjin i cili ishte lojtari i fundit.

Marsel Ismajlgeci përveç asistimit shënoi edhe një gol të bukur në minutën e 73’, derisa një super gol nga gjuajtja e lirë për Suharekën shënoi Endrit Krasniqi (77’).

TABELA AKTUALE

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 47 pikë, 13 më pak se Drita lidere, kurse Suhareka 32 pikë gjendet në pozitën e shtatë.

Në xhiron tjetër Ballkani takohet me Dukagjinin, kurse Suhareka me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga