LARGOHET

Bashkimi ndanë rrugët me Bajrën
6 March, 2021 @12:09
Klubi i Bashkimit ka ndërprerë bashkëpinimin që e kishte për më shumë se 1 vit e gjysmë me trajnerin e deritashëm Illmen Bajra.
Bajra dhe Bashkimi i kanë ndarë rrugët pas marrëveshjes së dyanshme mes tyre, thuhet në njoftimin e ekipit prizrenas.
“Illmen Bajra nuk do të jetë më në krye të skuadrës sonë. Me marrëveshje të dyanshme klubi dhe trajneri kanë ndërprerë bashkëpunimin e deritashëm. KB Bashkimi falenderon trajnerin Bajra për kontributin e tij të dhënë për ngjyrat portokallezi që nga shtatori i vitit 2019 kur ishte emërtuar kryetrajner,” thuhet në njoftim.
Bajra ishte emëruar në krye të Bashkimit në fillim të stinorit 2019/20 si pasardhës i ish trajnerit, Jeronimo Sarin.
Bashkimi pritet që së shpejti të emërojë trajnerin e ri të skuadrës.