Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLINASIT I KTHEHEN FITORES!

Pas 4 humbjeve radhazi, zëvendësuesi Hekuran Berisha i sjell fitoren Dukagjinit

Pas 4 humbjeve radhazi, zëvendësuesi Hekuran Berisha i sjell fitoren Dukagjinit


20 October, 2024 @18:52

Futbollisti i Dukagjinit, Hekuran Berisha, i cili u fut si zëvendësues në lojë sot, ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij në ndeshje ndaj Llapit. Berisha 18 vjeç u fut në lojë në pjesë të dytë, ndërsa pejani me golin e tij ka ndërprerë serinë prej 4 humbjeve të Dukagjinit, për t’i dhënë shpresa skuadrës për ngritje në tabelë. Berisha ka shënuar, kur ekipi reagoi shpejt pas një fauli të fituar në zonën e tyre. Me vrap, zunë Llapin e papërgatitur në mbrojtje, për të shënuar për fitore.

Dukagjini mposhti Llapin 1-0 [Hekuran Berisha 58’], ku këta të fundit nuk kishin humbur qe katër xhiro, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim së fundi. Vendasit kishin rast në pjesë të parë, kur Elton Basri goditi shtyllën e kundërshtarit (25’), ndërsa një mundësi tjetër e kishte Altin Mërlaku (34’) kur me kokë provoi, por topi shkoi mbi portë.

TABELA AKTUALE

Mysafirët e drejtuar nga Tahir Batatina luftuan, por pa raste shumë konkrete për të shënuar, derisa më i rrezikshmi u tregua Ahmed Januzi (56’). Në fund, Llapit iu ndërpre seria prej katër ndeshjeve pa humbje, derisa Dukagjini iu kthye fitores pas agjërimit katër-xhirosh!

Me këtë fitore, Dukagjini kalon në kuotën e 9 pikëve nga 9 ndeshje, duke qëndruar në pozitën e parafundit të Superligës, ndërsa Llapi është i pesti me 14 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga