Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI FITON DERBIN DHE MERR KREUN!

Kampioni fiton derbin lokal dhe merr kryesimin e Superligës

Foto: FCBallkani/ fb

Kampioni fiton derbin lokal dhe merr kryesimin e Superligës


20 October, 2024 @18:01

Një gol i shpejtë i shënuar në fillim të ndeshjes nga Bleart Tolaj ka vendosur derbin e parë dhe historik të Suharekës në Superligë, ku kampioni aktual i Kosovës Ballkani ka shënuar fitore ndaj Suharekës debutuese në elitë.

Ballkani nisi shpejtë ndeshjen dhe me një aksion të mirë, pas pasimit të Giovannit, ka qenë Bleart Tolaj që shënoi për t’i dhënë avantazhin, që në fund doli të jetë edhe goli vendimtar i ndeshjes në fitore: Ballkani - Suhareka 1-0 [Bleart Tolaj 4’].

Suhareka qëlloi shtyllën përmes Donat Hasanajt pak para fundit të pjesës së parë (43’) për të regjistruar rastin më të mirë të tyre, prej se ranë në disavantazh. Kryetrajneri i ri i ekipit, Qëndrim Kida, që debutoi sot me Suharekën në Superligë ndezi edhe më skuadrën në pjesë të dytë, por pos një rasti të Liridon Fetahajt (77’) ata nuk arritën të bëjnë më shumë ndaj Ballkanit të komponuar mjaft mirë.

TABELA AKTUALE

E te Ballkani, kur loja hyri në 10 minutëshin e fundit të saj ka qenë Bernard Karrica që shutoi për të goditur shtyllën, derisa në vazhdim rrjedha e lojës nuk la më shumë për të bërë, e ekipi i Artim Pollozhanit me triumf mori kreun e renditjes tabelare të Superligës.

Pas xhiros së nëntë Ballkani i pari në tabelë ka 17 pikë, njëjtë sikurse Malisheva në vend të dytë. Ndërkaq Suhareka përkundër se ndërroi trajnerin, po vazhdon serinë e humbjeve, duke regjistruar të tretën me radhë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga