Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Basketbolli nuk është lojë e komplikuar, por…

Basketbolli nuk është lojë e komplikuar, por…


6 April, 2023 @0:30

Trajneri i Yllit Adis Beciragic ka qenë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij të arritur ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të PlayOffit të Superligës, mirëpo ai ka thënë se ka vend për tu përmirësuar shumë gjëra në ekip.

Boshnjaku Beciragic gjithashtu ka thënë se ekipi ka humbur shumë raste, gjë që për të është e pafalshme, veçanërisht nga ajo që kërkon ai prej lojtarëve.

“Lojtarët me të cilët punoj janë gjithmonë më të mirët për mua. E di se do të jetë vështirë, por ne do të japim më të mirën së pari ndaj Vëllaznimit në ndeshjen tjetër, e pastaj të mendojmë edhe për Pejën. Ata do të kenë palestrën e plotë atje, do të kenë avantazhin e terrenit vendas, por do të shohim…” - ka thënë fillimisht trajneri i ekipit kampion.

“Njerëzit mendojnë se basketbolli është lojë e komplikuar. Jo, nuk është lojë e komplikuar. Duhet të mësosh të pasosh topin. Nëse nuk e pason topin, s’ka çka aty… fiton 2-3 fast-break dhe nuk shënon, më fal, kjo më qet nga takti… këto janë bazat e basketbollit. Për treshe nuk flas, nuk mund t’i thuash lojtarit shutove nuk shënove, ndonjëherë shënon ndonjëherë jo. Por nëse dështon të shënon nga fast-break kur kap rivalin 2-1, atëherë më fal… dhe këtë e kemi humbur disa herë...” - ka shtuar ndër të tjera Beciragic.

Ylli të shtunën pasdite është mysafir i Vëllaznimit në Shani Nushi dhe në rast të fitores atje atëherë kampionët do të sigurojnë gjysmëfinalen ndaj Pejës, ku këta të fundit kanë përparësinë e terrenit vendas.

Trajneri i Yllit gjithashtu ka përmendur lëndimet e lojtarëve, ndërsa ka falenderuar Valon Bunjakun që po luan me dorë të thyer qe disa muaj. Rashun Davis është pa stërvitje qe 16 ditë, Chris Harris është i lënduar, Valon Bunjaku po luan me dorë të thyer… këtyre problemeve nuk mund t’i ikim, por dua t’ju tregojë se lojtarët janë të motivuar dhe po japin gjithçka nga vetja edhe në këtë gjendje, për ç‘gjë edhe i falenderoj.”

 


 
Të gjitha lajmet nga