Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOK

BE i KOK-ut mbajti mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2021 – 2024

BE i KOK-ut mbajti mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2021 – 2024


Teksti: KOK

2 April, 2021 @14:29

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit të ri, Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2021 – 2024.

Bordi i ri u zgjodh në Asamblenë e 8-të Zgjedhore të KOK-ut, të mbajtur më 25 mars 2021.

Presidenti Krasniqi duke iu uruar mirëseardhje nënpresidentëve dhe anëtarëve të BE, theksoi se bashkarisht do të punojnë për të mirën e sportit dhe për të avancuar Komitetin Olimpik të Kosovës, me synimin për ta bërë shembull në Rajon dhe më gjerë.

Më poshtë mund të gjeni pikat e shqyrtuara të Rendit të Ditës:

- U miratua Ekstrakti i Procesverbalit nga mbledhja e 61-të e BE të KOK-ut, e fundit për ciklin olimpik 2017 – 2020.

-  U raportua për aktivitetet mes dy mbledhjeve, si Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të KOK-ut, si dhe takimin e drejtuesve të rinj të KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi dhe nënpresidentëve, Gazmend Maxhuni e Eugen Saraçini me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku.

- U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

- Jeton Rudari, u zgjodh shef i misionit për LO Tokio 2020, ndërsa Kushtrim Krasniqi zyrtar i mediave (press attache). Rudari raportoi për procedurat e udhëtimit të Ekipit Olimpik të Kosovës, si dhe ndryshimet e fundit të bëra nga organizatori i LO Tokio 2020.

- U vendos të bisedohet sa më parë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për të vaksionuar ekipin olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020.

- U vendos t’iu dërgohet federatave ekipore aplikacioni për të përfituar nga granti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Çdo katër vjet KON jep grantin “Team Support Grant” për kombëtaren më të suksesshme të sporteve ekipore.

- Me propozimin e presidentit Krasniqi, Besim Aliti u emërua këshilltar i presidentit. Aliti është menaxher në Asociacionin Evropian të Sportit Universitar (EUSA), ndërsa ka përvojë edhe në Universitetin e Zagrebit – menaxhimi sportiv, në Lojërat Evropiane BAKU 2015, FIBA Evropianin e basketbollit 2015, Lojërat Evropiane Universitare 2016, Lojërat Islamike Baku 2017, koordinator i
Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe etj.

- KOK do të shënojë edhe këtë vit 6 prillin – Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

- KOK do të shënojë 9 prillin – Ditën për Sport të Pastër

- U miratua kërkesa e karateistes Fortesa Orana për mbështetje shtesë të përgatitjeve jashtë vendit para garave ndërkombëtare të vlefshme për normën olimpike Tokio 2020.


HENDBOLL

Federata shpërblen hendbollistët e Kosovës me para

FHK Superliga

Federata shpërblen hendbollistët e Kosovës me para

01/04/21 @ 21:31

KOK

Kryetari i ri i KOK-ut urohet nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare

Të tjera

Kryetari i ri i KOK-ut urohet nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare

01/04/21 @ 19:20

DERBI, BESËS

Besa e pandalshme, vazhdon perfeksionin në derbi

FHK Superliga

Besa e pandalshme, vazhdon perfeksionin në derbi

31/03/21 @ 23:40

MUNDJE

Vëllezërit Shala po përgatiten në Sofje për Kampionatin Evropian

Të tjera

Vëllezërit Shala po përgatiten në Sofje për Kampionatin Evropian

30/03/21 @ 15:50

DOWNHILL

Edhe një normë olimpike nga Albin Tahiri

Të tjera

Edhe një normë olimpike nga Albin Tahiri

30/03/21 @ 14:45

NGA FEDERATA

Tarkan Kosova, rizgjedhet kryetar i KRTK-së

Tenis

Tarkan Kosova, rizgjedhet kryetar i KRTK-së

30/03/21 @ 14:08

SKITARI

Albin Tahiri fantastik, fiton normën e tretë olimpike

Lojërat Olimpike

Albin Tahiri fantastik, fiton normën e tretë olimpike

28/03/21 @ 17:01

TENIS

Turqia investon në Kosovë për terrene të mbyllura të tenisit

Tenis

Turqia investon në Kosovë për terrene të mbyllura të tenisit

27/03/21 @ 17:09

SKITARI

Albin Tahiri i afrohet normës olimpike në disiplinën e super sllallomit të madh

Të tjera

Albin Tahiri i afrohet normës olimpike në disiplinën e super sllallomit të madh

27/03/21 @ 16:48

MADHËSHTORE — LOJËRAT MESDHETARE "PRISHTINA 2030"

Kosova me arritje historike! Nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030

Lojërat Olimpike/Të tjera

Kosova me arritje historike! Nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030

08/09/23 @ 20:25

KËNDI I BLERIMIT

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

Të tjera/Analiza

Vërtetimi i dominimit të Jumbo-Vismas dhe Vingegaardit

28/07/23 @ 11:47

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera