FITORE PËR TË DALË NË KRYE

Fotot: KBBora/ ig
Bora me fitore ndaj Dritës, merr kreun
6 February, 2023 @21:48
Së paku sonte, Bora do të mbyllë ditën si lidere e Ligës së Parë. Ekipi i drejtuar nga Arben Krasniqi ka arritur të mposhtë Dritën si mysafir, për të marrë kryesimin e ligës, me dy ndeshje më shumë të zhvilluara se liderja e deritashme Vushtrria.
Drita është mposhtur nga Bora me rezultat 53-79, ndërsa Dion Haxhosaj me 20 pikë ka qenë më efikasi. Me 15 pikë të shënuara ndeshjen e mbylli William Blet, ndërsa 14 të tjera i dha Olsi Kurtaj.
Vendasit, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe t’i ikin humbjes së nëntë sezonale përkundër që Qëndrim Demi dha 26 pikë për ekipin e tij.
Me fitore, Bora bëhet me bilanc 19-7 dhe del në pozitën e parë, ndërsa Drita është e pesta me 15-9.