BOREA NGRITET NË RENDITJE

Borea e nis me fitore ciklin e tretë
20 January, 2023 @8:29
Skuadra e Boresë ka shënuar fitore të rëndësishme tashmë kur veçse ka nisur cikli i tretë i ndeshjeve në Ligë të Parë të Kosovës. Pejanët kanë mposhtur Gjakovën e Re me 13 pikë dallim, duke fituar ndeshjen 78-65 [24-22, 17-21, 23-5, 14-17].
Të dyja ekipet para kësaj ndeshjeje kishin bilancin 9-11 dhe renditeshin në pozitat 6-7, ku gjakovarët ishin përpara falë koshdallimit.
Albin Berisha me 31 pikë, 5 asistime e 7 kërcime ka qenë më i dalluari te Borea, ndërsa me performancë dominuese në lojë ka qenë edhe Sokol Nila që ka dhënë 23 pikë.
Te Gjakova e Re, 18 pikët e Rron Dahsylës dhe 14 pikët e Shëndrit Llapit, nuk mjaftuan.
Me këtë fitore, Borea bën bilancin 10-11, ndërsa Gjakova e Re bëhet me 9-12.