PRISHTINA - RAHOVECI

FOTO / Prishtina
Burke me “buzzer”, sjellë fitoren Prishtinës
9 October, 2021 @20:50
Me shënimin e lojtarit Dachon Burke në sekondat e fundit, Prishtina e mposhti Rahovecin me rezultat 86-83.
Prishtina në çerekun e parë e kishte një epërsi prej 4 pikëve (17-13), derisa vreshtarët u këndellën dhe kaluan në epërsi në çerekun e dytë 33-39.
Edhe çereku i tretë i takoi Rahovecit (58-65), kurse në çerekun e fundit Prishtina doli në skenë.
Prishtina arriti ta barazojë rezultatin në fund të ndeshjes, derisa kishin mbetur edhe disa sekonda për të përfunduar ndeshja.
Topin e morri lojtari Dachon Burke dhe shutoi nga vija e treshit, i cili shënoi dhe ia solli fitoren Prishtinës.
Burke në këtë ndeshje shkëlqeu me 33 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jan Palokaj me 13 pikë të tjera.
Në anën tjetër, Nick Banyard luajti me 30 pikë e 10 kërcime, Milik Yarbrough me 21 pikë dhe Altin Morina me 11 pikë e 12 asistime, por nuk mjaftuan për fitore.
Prishtina me 3 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Rahoveci me 1 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e pestë.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Trepçën, kurse Rahoveci me Yllin.