LJUPCHO MALINKOV

Foto: KBRahoveci/ Sh. Berisha/ fb
Do të luftojmë deri në fund
4 April, 2022 @11:09
Trajneri i Rahovecit, Ljupcho Malinkov, pas disfatës së mbrëmshme nga Bashkimi, ka thënë se ekipi i tij do të luftojë deri në fund të stinorit përkundër se kanë mungesë të point-guard, pas largimit të Ivan Koljevic nga ekipi.
Bashkimi përndryshe ka arritur të shënojë fitoren e parë të vitit 2022 ndaj një ekipi tjetër pos Dritës në Superligë, duke mposhtur Rahovecin, që është edhe rivali kryesor i prizrenasve në luftë për t’i ikur PlayOutit.
“Pa një point-guard, pa një lojtar në fushë, është vështirë. Po shihet rezultati. Kemi edhe një lojë avantazh, mendoj se do të bëjmë maksimumin për të arritur PlayOffin”, - ka thënë trajneri 38 vjeçar i vreshtarëve, Malinkov.
Në tre xhirot e fundit Rahoveci do të ketë punë ndaj Prishtinës, Yllit dhe Trepçës - ku do të duhet të sigurojë një fitore së paku, për të mbajtur gjallë shpresat për PlayOff.