FITORE JETIKE PËR MH PRISHTINËN

Donat Rexhepi 40p., MH Prishtina mposht rivalin direkt
11 February, 2023 @11:45
MH Prishtina në një ndeshje të përgatitur mirë ka shkuar lehtë te fitorja ndaj rivalit direkt për mbijetesë në Ligë të Parë, Dukagjinit. Ekipi prishtinas ka shënuar fitore me 23 pikë dallim, për të fituar ndeshjen me rezultat përfundimtar MH Prishtina 91-68 Dukagjini.
Te ekipi i Dritëro Sefajës ka shkëlqyer Donat Rexhepi me 40 pikë, 13 kërcime e 6 asistime në fitore, ndërsa nga 15 pikë shënuan edhe Diart e Anes Gashi. Fitorja bën që MH Prishtina të dalë në pozitën e nëntë të renditjes, me bilanc 8-18, ndërsa Dukagjini me 7-20 bie në pozitat që rrezikojnë statusin e ekipit të Ligës së Parë.
Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe katër xhiro, ndërsa Dukagjini te njëra do të pushojë, që i jep rast të mirë MH Prishtinës për mbijetesë.