PP: BASHKIMI - DRITA

Drita këndellet në çerek të dytë
5 March, 2022 @20:43
Basketbollistët e Dritës pas startit të dobët të ndeshjes kanë luftuar për secilin top në çerekun e dytë të lojës dhe kanë arritur që të përfundojnë 23-23 këtë periudhë loje ndaj Bashkimit, që po luan si vendas në Sezai Surroi.
Ekipet shkojnë në pushim 10-minutësh me rezultat 52-29 në të mirë të Bashkimit, epërsi kjo e arritur në çerek të parë, ndërsa më efikasi te prizrenasit është Corey Ross me 14 pikë. Te Drita ka shpërthyer kapiteni Qëndrim Demi duke shënuar 12 pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.