VËLLAZNIMI - BASHKIMI

Dueli i pjesës së poshtme të tabelës, hap xhiron
17 March, 2021 @10:51
Ndeshja e parë e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në basketboll, do të jetë në mes të Vëllaznimit dhe Bashkimit.
Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe do të luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Vëllaznimi e kishte mposhtur Bashkimin në ndeshjen e parë me rezultat 72-76, kurse në dy ndeshjet e tjera të luajtura skuadra prizrenase e mposhti kundërshtarin (86-97 dhe 79-67).
Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 10 fitore e 13 humbje, kurse Vëllaznimi në pozitën e fundit me 7 fitore e 16 humbje.