DRITA - FERONIKELI

Rekord pikë të stinorit në fitore
16 March, 2021 @20:31
Liderja e Ligës së Parë në basketboll, Drita, e deklasoi Feronikelin me rezultat 155-66.
155 pikët e shënuara nga skuadra gjilanase, është shifra më e lartë deri më tani në Ligën e Parë në këtë sezon.
Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, kontrolli ishte te Drita dhe kështu u regjstuar fitorja e 14 rresht.
Arian Memeti ishte i pakapshëm nga mbrojtja e Niklit. Ai shkëlqeu me 41 pikë, 13 kërcime, 7 topa të rrëmbyer, 2 asistime e 2 bllokada, derisa u ndihmua edhe nga Xzavier Barmore me 31 pikë, 13 asistime, 5 kërcime e 5 topa të rrëmbyer.
Te Feronikeli u veçuan, Valdet Shala me 25 pikë dhe Altin Selmancena me 24 pikë.
Pas humbjes në xhiron e parë, Drita nuk ka pësuar në 14 ndeshje rresht dhe është në krye të tabelës me 14 fitore e 1 humbje, kurse Feronikeli ka bilanc prej 3 fitoreve e 11 humbjeve.