RAHOVECI - PEJA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
S’bën punë as Dardani si trajner, Peja përsëri mposhtet
14 March, 2021 @19:21
Rahoveci e mposhti Pejën me rezultat 79-59.
Vreshtarët nuk e lëshuan epërsinë nga fillimi e deri në fund të ndeshjes.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Darrel Davis me 30 pikë, 8 kërcime e 7 asistime te Rahoveci, derisa te Peja më i miri ishte Brandon Walters.
Në krye të Pejës sonte ishte Dardan Berisha, ngase trajneri Dragan Radovic dhe ndihmësi i tij Petrit Zeqiri rezultuan pozitiv në COVID-19 dhe i munguan skuadrës, por as kjo nuk i ndihmoi Pejës që të kthehet te fitoret.
Rahoveci me 14 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e tretë në Superligë, kurse Peja nuk po fiton në 4 ndeshjet e fundit dhe me 12 fitore e 11 humbje gjendet në pozitën e katërt.