Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KDE-së

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

Fotocut: FCBallkani/ fb

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës


4 December, 2024 @20:19

Skuadra e Ballkanit, që sot u eliminua nga Kupa e Kosovës befasisht, duke u mposhtur pas penalltive nga Rilindja 1974 dhe menjëherë pas saj edhe trajneri i ekipit Artim Pollozhani dha dorëheqje, ka marrë edhe dënimin nga KDE i FFK-së, pas ndeshjes ndaj Dritës.

Kështu, ekipi suarekas është dënuar për lëshim në organizim të ndeshjes, si dhe i janë dënuar udhëheqësi i ekipit Idriz Hajrizi dhe drejtori sportiv Omer Bunjaku.

Mëposhtë, vendimi i plotë i KDE-së:

II.Udhëheqësi i ekipit FC “Ballkani “, Idriz Hajrizi , nr ID:009818M82. Pas përfundimit të pjesës së parë proteston në vendimin e gjyqtarit për çka ndeshkohet me karton të verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe fyrje të rënda ndaj gjyqtarëve për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor Ballkani –Drita. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

I.Drejtori Sportiv të FC “Ballkani “, Omer Bunjaku. Gjatë hyrjes për në zhveshtore filloj ti kërcënoj dhe fyej rëndë gjyqtarët ka ofenduar edhe organet e FFK-së, edhe pse nuk ishte në protokolin e ndeshjës. Sipas raportit të gjyqtarit kryyesor të ndeshjes Ballkani –Drita Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

FC “Ballkani “, Lëshim në organizimin e ndehsjes. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjës i lejohet çasja në lokalet zyrtare personit të paautorizuar(I pa evidentuar ne protokolin zyrtar të ndeshjes, drejtori sportiv Omer Bunjkau), i cili kërcënon,fyen gjytarët dhe organet e FFK-së. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani –Drita. Bazuar në nenin 18 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).◼

Ballkani pas humbjes nga Drita ka rënë në pozitë të tretë të renditjes tabelare, ndërsa kampioni i trefishtë i Kosovës tashmë është tetë pikë larg lideres, që është vetë Drita.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga