Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Sporte: Të gjitha lajmet

Stinori 2015-2016

Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2011-2012

AUTO SPORTS

Dushi i suksesshëm në Kotor

Foto: FASK

Dushi i suksesshëm në Kotor


Teskti: FASK

30 May, 2016 @10:12

Në Grupin SN me Formula 3, ai është renditur në pozitën e dytë, ndërkohë që në klasën e tij (CN +2000 kubikë) ka qenë pa konkurrencë i pari.

Përparim Dushi ka arritur rezutat shumë të mirë në Kotor, në garën e automobilizmit që u zhvillua gjatë fundjavës që shkoi. Në Grupin SN me Formula 3, është renditur në pozitën e dytë, ndërkohë që në klasën e tij (CN +2000 kubikë) ka qenë pa konkurrencë i pari.

“Jam shumë I kënaqur për këtë rezultat. Konukrrenca ishte shumë e fortë, ndërsa për mua kjo ishte vetëm paraqitja e dytë me bolidin e ri. E rëndësishme është që ne u treguam të gjithëve se jemi në gjendje të matemi me garuesit e të gjitha vendeve tjera dhe se e kemi merituar më herët pranimin në FIA”, ka thënë Dushi pas përfundimit të garës.

Rezultat të mirë në Kotor pati edhe Bardhyl Canolli, i cili me BMW e tij në klasën E1 (+2000 kubikë), u rendit në pozitën e parë.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm se Kotori e ka një shteg shumë të shpejtë, ndërsa duke marrë parasysh edhe numrin e garuesve, atëherë mendoj se jo vetëm unë, por në përgjithësi ekipi ynë u paraqit mjaft mirë. Përveç kësaj, duhet theksuar se kjo është një përvojë mjaft e rëndësishme për ne, pasi me pranimin e FASK-ut në FIA gjërat kanë ndryshuar dhe ne duhet të punojmë edhe më tepër. Besoj që së shpejti edhe Kosova të ketë një garë të licencuar për FIA CEZ”, është shprehur Canolli.

Edhe Valdet Kaçandolli është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur. Në klasën E1 (1400 kubikë), ai garën e përfundoi në pozitën e dytë.

“Ka qenë e qartë se nuk do të jetë aspak e lehtë të kthehemi me rezultate të mira, sepse konkurrenca këtu ishte shumë e fortë dhe diçka të tillë edhe e kemi pritur. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur me rezultatin tim, ndërsa besoj se në të ardhmen garuesit kosovarë do të arrijnë rezultate edhe më të mira”, ka thënë Kaçandolli.

I kënaqur me pjesëmarrjen tonë në Kotor është shprehure dhe kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, i cili më tepër është fokusuar në mënyrën e organizimit të garës nga mikpritësit.

“Mendoj se kemi pasur mundësi të përfitojmë diçka në aspektin e organizimit. Ishte e qartë se në Kotor vërehej ndihma e madhe nga ana e shtetit, prandaj besoj se diçka e tillë do të ndodhë edhe tek ne. Ndërkaq, sa u përket rezultateve, për ne më e rëndësishme është përvoja e fituar, pasi ky është viti i parë që po garojmë zyrtarisht në FIA CEZ”, ka theksuar Rexhepi.

Organizatori i ka nderuar me kupa të gjithë garuesit tanë, në shenjë respekti për pjesëmarrje.

Pas përvojës në Itali dhe Mal të Zi, automobilistët kosovarë do të përqendrohen në kampionatin vendor, i cili vazhdon më 11 e 12 qershor, me garën që do të zhvillohet në Pejë.


 
Të gjitha lajmet nga