XHUDO
Dy medalje të arta për xhudistet e Kosovës!
23 March, 2019 @17:31
Vazhdon shkëlqimi i xhudisteve kosovare!
Sot në Athinë xhudistet kosovare të drejtuara nga Driton Kuka kanë arritur të fitojnë dy medalje të arta.
Fillimisht medalje të artë në kategorinë deri në 48 kilogramë fitoi Erza Muminoviq, e më pas në kategorinë deri në 57 kilogramë me të artë u stolis edhe Flaka Loxha, për ta ngritur kështu lart flamurin e Kosovës për herë të dytë brenda ditës në Athinë të Greqisë.
Në garë për medalje të bronztë në kategorinë 63 kilogramë Laura Fazliu përfundoi në vendin e pestë, derisa nesër në akcion janë Shpat Zeka dhe Arbër Kullashi.