Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUBOMIR MINCHEV

E dëshiruan më shumë fitoren

E dëshiruan më shumë fitoren


4 April, 2022 @13:08

Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev, ka qenë i qartë pas ndeshjes ku ekipi i tij pësoi nga Peja Karagaç.

Ai ka pranuar se Peja ka qenë shumë më e motivuar për këtë ndeshje sesa Trepça, ndërsa ekipi i tij nuk e ka pasur nivelin e lartë të koncentrimit në këtë përballje.

“Kam pritur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka ardhur në këtë lojë pas dy humbjeve dhe ata kanë qenë më të motivuar sot për të treguar dëshirën në këtë ndeshje pas dy humbjeve, ndërsa ne nuk kemi qenë të gatshëm t’i bëjmë ballë një motivimi. Na mungoi edhe koncentrimi për të  bërë më shumë...”, ka thënë ndër të tjera trajneri 50-vjeç i mitrovicasve.

Trepça është në pozitë të dytë të renditjes tabelare të Superligës dhe këtë stinor pas Kupës së fituar gjatë muajit shkurt, po kërkon edhe titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga