ZHYTJE
Edhe një herë Chen Aisen
21 August, 2016 @0:27
Kinezi Chen Aisen ka fituar të artën e dytë në këtë olimpiadë. Pas triumfit në zhytje të sinkronizuar nga platforma 10m, ai sot shtoi edhe titullin në konkurrencën individuale duke mbledhur 585.30 pikë.
Pas tij u rendit German Sanchez nga Meksika me 532.70 pikë. Kampioni olimpik nga Londra, David Boudia kësaj radhe mori vetëm të bronztën me 525.25 pikë.
Nga tetë gara në zhytje, shtatë sosh i takuan Kinës, me një titull të Britanisë së Madhe e cila pati 3 medalje në totale, shtatë më pak se Kina. Tri medalje (dy të argjendta dhe një të bronztë) patën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.