VATERPOLO

Titulli për Serbinë
21 August, 2016 @0:29
Pas dy të bronztave radhazi që nga ndarja me Malin e Zi, përfaqësuesja e Serbisë në vaterpolo ka fituar të artën e parë olimpike. Ata këtë e arritën duke mposhtur fqinjin e tyre verior dhe kampionin nga Londra, Kroacinë, me rezultat 11-7.
Medalja e bronztë i takoi Italisë që në luftë për këtë pozitë mposhtën Malin e Zi me rezultat 12-10.
Vaterpolo është pjesë e programit olimpik që nga olimpiada e vitit 1900 në Paris kur kishte triumfuar
Britania e Madhe e cila ka katër tituj në histori. Tituj kanë edhe Gjermania, Bashkimi Sovjetik, Italia, Jugosllavia, e Spanja, por askush nuk i afrohet Hungarisë me nëntë tituj.