RIKTHIMI

Pamje nga arkivi, nga ndeshja Peja-Craiova/ Foto: KBPeja
Edhe një shtet i rikthehet BIBL-it
6 July, 2022 @12:52
Përmes një njoftimi Liga Ballkanike në basketboll, ka bërë të ditur se pas takimit që ka pasur me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Rumanisë, i është premtuar mundësia e rikthimit të ekipeve rumune në garë.
Kështu, pas rikthimit të ekipeve izraelite në garë pas krizës pandemike, pritet që edhe Rumania të ketë përfaqësuesit e vetë në garë.
Në stinorin e kaluar në këtë garë ka marrë pjesë vetëm një ekip nga Kosova, Prishtina. Ndërsa Peja përkundër paralajmërimit, nuk kishte marrë pjesë aty.
Sa i përket këtij stinori, asnjë ekip kosovar ende s’ka paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë garë, ndërsa kampioni Ylli do të merr në Basketball Champions League, kurse Prishtina e Trepça janë të interesuara për FIBA Europe Cup.
Kujtojmë, gjithashtu skuadrat kosovare kanë mundësi që të marrin pjesë edhe në Ligën Unike, që do të nis stinorin e tretë në 2022/23.