Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVISTA E EDOS PËR FBK

Edo me mezazh për fëmijët që e duan basketbollin

Foto: FBK

Edo me mezazh për fëmijët që e duan basketbollin


Teksti: FBK

21 June, 2021 @15:12

Edmond Azemi ka vendosur përfundimisht të pensionohet nga basketbolli aktiv. Në moshën 40 vjeçare, si një sportist i vërtetë dhe shembull për të tjerët, Edo do të jetë Drejtor Gjeneral i Sigal Prishtinës, duke u larguar nga parketi për një pozitë të re.

Edo është njëri nga sportistët më të trofeshëm në Kosovë. Ai i mbeti besnik skuadrës prishtinase me dekada të tëra, duke qenë idhull për “Plisat”.

Ai luajti me krenari për Kosovën, një ëndërr që iu bë realitet.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së, Azemi flet për karrierën e bujshme në Kosovë, trofetë me Prishtinën, pensionimin, pozitën e re dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

“Ka qenë vendim shumë i vështirë. Nuk kam menduar të lë basketbollin, sepse kam qenë në formë të mirë dhe pa lëndime. Megjithatë, tashmë do të kem një pozitë të re në klubin ku jam rritur”, është shprehur në fillim Edo për faqen zyrtare të FBK-së.

Aq shumë ka fituar trofe, saqë e ka të vështirë t’i kujtohen të gjitha. “Në Prishtinë e kam kaluar pothuajse tërë karrierën time. Kam fituar gjithçka në Kosovë dhe dy herë Ligën Ballkanike. Kam fituar 36 trofe me Prishtinën.

Të luash për Prishtinën është ndjenjë shumë e veçantë. Nuk e kam tradhtuar Prishtinën në Kosovë edhe pse kam pasur oferta. ‘Plisat’ më kanë përkrahur gjithmonë, por edhe të tjerët më kanë mbështetur dhe nuk kam pasur arsye të largohem nga Prishtina”, ka theksuar tuje Azemi.

Nga shumë trofetë, disa janë më të veçantë. “Kur e kemi mundur Mabetexin, me një tre pikësh nga unë, ka qenë diçka e veçantë për mua. Po ashtu edhe Ligën Ballkanike kur e kemi fituar, ka qenë historike. E veçoj edhe Superkupën, së fundi, që e kemi fituar me lojtarë vendorë”.

Në karrierën e tij ka bashkëpunuar me shumë lojtarë dhe trajnerë. “Kam pasur fatin të kem shumë bashkëlojtarë dhe trajnerë profesional dhe të mirë. Nga lojtarët ka shumë që kemi luajtur së bashku. Gjithashtu shumë trajnerë profesional kam pasur si Arben Krasniqi, me të cilin kemi fituar shumë trofe, duke u mbështetur te vendorët, pastaj Josip Gjergja, Marin Dokuzovski, Ekrem Memnun, e kështu me radhë”.

Edmond Azemi gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës A. “Sigurisht është ndjenjë shumë e veçantë të luash për Kosovën. Është një ëndërr që më është realizuar. Pas shumë trofeve, gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Kosovën. Nga pranimi i Kosovës në FIBA më 2015, më është dhënë kjo mundësi dhe ndihem shumë krenar që kam luajtur për Dardanët në garat ndërkombëtare”, nënvizon Edo, i cili ka fituar trofe edhe në Islandë.

Ai mbetet shembull, ku ka luajtur deri në moshën 40 vjeçare, madje në formë shumë të mirë. Mesazhi i tij për fëmijët që duan të merren me basketboll, është i qartë. “Gjithmonë duhet të kesh një qëllim në jetë. Duhet të kesh shumë durim dhe duhet shumë punë. Gjithashtu edhe disiplina është shumë e rëndësishme. Fëmijët duhet të besojnë se vetëm me disiplinë mund të arrihen qëllimet në jetë. Kam pasur një jetë sportive dhe kam pasur fatin të luaj deri në moshën 40 vjeçare, pa shumë lëndime dhe në formë të mirë”.

Në fund foli edhe për pozitën si Drejtor Gjeneral i Sigal Prishtinës. “Është një punë e re për mua. Nga parketi në Drejtor Gjeneral. E kam mbajtur premtimin se nuk do të largohem nga Prishtina. Detyra ime e parë do të jetë të punoj në Akademinë e Basketbollit. Duhet të shikojmë të gjitha problemet dhe të punojmë për të ardhmen. Normalisht, Prishtina synon dhe lufton gjithmonë për trofe, megjithatë, kjo varet edhe nga buxheti. Por, do të angazhohem që të punoj jo vetëm për ekipin e parë, por edhe Akademinë e Klubit”, përfundoi Edmond Azemi.


GAME 1: SUNS - CLIPPERS

Triple-double i parë në karrierë, vazhdon forma e Suns

NBA

Triple-double i parë në karrierë, vazhdon forma e Suns

21/06/21 @ 10:32

GAME 7: SIXERS - HAWKS

Arrijnë finalen e Lindjes, për herë të parë që prej 2015

NBA

Arrijnë finalen e Lindjes, për herë të parë që prej 2015

21/06/21 @ 10:28

KOSOVA (F)

Kosova (F) natyralizon amerikanen e KBF Prishtinës

Përfaqësuesja

Kosova (F) natyralizon amerikanen e KBF Prishtinës

20/06/21 @ 14:56

GAME 7: NETS - BUCKS

Bucks fiton dramën pas vazhdimeve, arrinë finalen e Lindjes

NBA

Bucks fiton dramën pas vazhdimeve, arrinë finalen e Lindjes

20/06/21 @ 10:48

TREPÇA

Trepça me trajner nga Bullgaria

FBK Superliga/Transfere

Trepça me trajner nga Bullgaria

19/06/21 @ 23:36

GAME 6: CLIPPERS - JAZZ

Historike: Për herë të parë në finalen e Konferencës

NBA

Historike: Për herë të parë në finalen e Konferencës

19/06/21 @ 13:30

SUHAREKA - FERONIKELI 74

Mevlan Zeka me dygolësh, Suhareka 4 fitore radhazi!

FFK Superliga

Mevlan Zeka me dygolësh, Suhareka 4 fitore radhazi!

21/09/24 @ 17:03

FERIZAJ - LLAPI

Ahmed Januzi për fitore, Llapi kthehet me pikë të plota nga Ferizaji!

FFK Superliga

Ahmed Januzi për fitore, Llapi kthehet me pikë të plota nga Ferizaji!

21/09/24 @ 17:00

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ferizaj - Llapi

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ferizaj - Llapi

21/09/24 @ 14:09

11-SHET

Formacionet zyrtare: Suhareka - Feronikeli 74

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Suhareka - Feronikeli 74

21/09/24 @ 14:03

DUELI I XHIROS SË DYTË!

Shtyhet Peja-Prizreni

FBK Superliga

Shtyhet Peja-Prizreni

20/09/24 @ 23:24

TREPÇA '89 - TREPÇA

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

FFK Liga e parë

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

20/09/24 @ 20:18

VJOSA - PRISHTINA E RE

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

FFK Liga e parë

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

20/09/24 @ 20:03

PRISHTINA - DUKAGJINI

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

FFK Superliga

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

20/09/24 @ 18:26

KAMPIONJA E KOSOVËS, ELIMINOHET

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

20/09/24 @ 14:49

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

FFK Superliga

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

20/09/24 @ 13:55


 
Të gjitha lajmet nga