KOSOVA ON TOUR
Ekipi i Kosovës niset sot për ndeshje ndaj Austrisë
14 July, 2017 @5:57
Përfaqësuesja e Kosovës niset sot për në Austri, ndërsa nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore ndaj Austrisë, nën drejtimin e trajnerit të ri, Brad Greenberg.
Përballja Austria - Kosova zhvillohet në Kapfenberg me fillim në ora 19:00, ndërsa tashmë 14 basketbollistët e gatshëm për ndeshje ndaj austriakëve dihen.
LISTA E KOSOVËS:
Dardan Berisha
Arti Hajdari
Leonard Mekaj
Jaren Sina
Alban Veseli
Urim Zenelaj
Drilon Hajrizi
Samir Zekiqi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Ergin Grosha
Lis Shoshi
Fisnik Rugova dhe
Granit Rugova.
Kujtojmë, Austria ditë më parë zhvilloi miqësore ndaj Bullgarisë, ku u mposht, 80-66. Njejtë, vitin e kaluar, Bullgaria kishte mposhtur Kosovën brenda dhe jashtë, në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017.