DUKAGJINI - LLAPI

Faton Neziri shkëlqen, Dukagjini fiton në Klinë
6 April, 2025 @17:56
Skuadra e Dukagjinit e mposhti Llapin me rezultat 3-1 [Hekuran Berisha 36’, Faton Neziri 54’,90+4’ - Ardit Tahiri 64’].
Hekuran Berisha ishte golashënuesi i parë në ndeshje në minutën e 36’, kurse në minutën e 54’ shënoi Faton Neziri për 2-0.
10 minuta më vonë (64’), Ardit Tahiri e ngushtoi epërsinë duke shënuar nga penalltia, derisa Neziri doli përsëri në skenë në minutën e katërt të shtesës duke shënuar një super gol për 3-1.
Dukagjinit iu aunulua 3 herë goli, pasi që lojtarët ishin në pozitë jashtë loje, kurse Llapi që nga minuta e 70’, luajti pa Ahmed Januzin që u ndëshkua me karton të kuq.
Dukagjini me 35 pikë gjendet në pozitën e shtatë, kurse Llapi me 30 pikë në pozitën e 9.
Në xhiron tjetër Dukagjini takohet me Ballkanin, derisa Llapi me Gjilanin.