FERONIKELI'74 ZYRTARISHT PJESË E LIGËS SË PARË 2025/26

Feronikeli’74 tashmë edhe matematikisht, bie nga Superliga!
16 April, 2025 @19:50
Pas humbjes së sotme, edhe matematikisht më nuk ka shpëtim për Feronikelin’74! Ekipi nga Drenasi pas dy stinorëve të qëndrimit në Superligë, i rikthehet Ligës së Parë të Kosovës në futboll, që në stinorin e ardhshëm do të jetë i përbashkët dhe nuk do të ketë grupe.
Humbja e sotme nga Llapi 1-0, bën që Feronikeli’74 shtatë xhiro para fundit të stinorit të ketë 14 pikë në pozitë të dhjetë (të fundit). Edhe po t’i fitonte të gjitha ndeshjet e mbetura, Feronikeli’74 tash e tutje nuk do të mund të kalonte pozitat e rënies, kështu që ekipi që aktualisht drejtohet nga Granit Dervisholli, bie nga Superliga.
Kujtojmë, Feronikeli’74 nisi stinorin me trajnerin Shefki Kuqi. E zëvendësoi shpejt atë me Giovanni Colellën, për t’iu rikthyer vendorëve Fidan Rexhepi me letra e Granit Dervisholli në detyrë, prej xhiros së XX!