Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXVIII

Ardit Tahiri (Llapi) - Ylli i javës (28)

Fotot: FFK

Ardit Tahiri (Llapi) - Ylli i javës (28)


14 April, 2025 @11:51

Sulmuesi i Llapit, Ardit Tahiri, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i xhiros së XXVIII në Superligë nga FFK-ja. Kjo është hera e dytë këtë stinor që një lojtar i Llapit merr çmimin e më të mirit të javës, ndërkaq e para e stinorit për Tahirin, që dje bëri gjithçka për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij në duel me Gjilanin si mysafir.

Pas marrjes së çmimit të “Yllit të javës” ai në deklaratën e tij për faqen zyrtare të FFK-së, shtoi.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dje. Jemi përgatitur maksimalisht që të dalim me pikë të plota dhe ja arritëm. Ishte një ndeshje e luftuar nga lojtarët deri në fund, treguam që kemi shumë karakter brenda ekipit dhe u shpërblyem me tri pikë.
Forma ime nuk do të vinte në pah nëse ekipi nuk do të funksiononte mirë – kjo është falë bashkëlojtarëve. Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës. Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga