Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA MPOSHTI DRITËN PËR HERË TË PARË KËTË STINOR

Ferati vendos, Malisheva mposhti Dritën që humbi dy penallti!

Foto: FCMalisheva/ fb

Ferati vendos, Malisheva mposhti Dritën që humbi dy penallti!


13 April, 2025 @23:36

Fillimi i ciklit të katërt të ndeshjeve të Superligës i ka sjellë një fitore të rëndësishme Malishevës. Ata, pos tjerash kanë pasur edhe mjaft fat sot, derisa kanë shënuar fitoren e parë sezonale ndaj Dritës, Malisheva - Drita 1-0 [Besnik Ferati 45’].

Fat, sepse në pjesë të dytë Drita fitoi dy penallti dhe njëri ndër shënuesit më të saktë të penalltive në Superligë, Besnik Krasniqi, nuk arriti ta shënojë asnjërën. Të parën (52’) e mbrojti portieri Ilir Avdyli, ndërsa atë të dytën, që u vërtetua edhe nga referi pas shikimit në VAR (90’), Krasniqi qëlloi shtyllën!

TABELA AKTUALE

Fillimi i ndeshjes me dy raste brenda 15 minutave lojë, në njërën anë vendasit me Altin Aliun, e pas kësaj Arb Manaj nuk shënoi para portës, duke gjuajtur lartë. Në fund, Malisheva e Bekim Isufit (trajnerit të dikurshëm dhe ish-lojtarit të Dritës) arrin fitore ndaj lideres së kampionatit duke sjellë gëzim të madh në “Liman Gegaj”.

Drita me humbjen e katërt sezonale mbetet lidere e Superligës me 60 pikë nga 28 ndeshje. Malisheva e treta në renditje tash ka 47 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga