Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI NGA FBK

FIBA ia beson FBK-së U16 European Challengers

FIBA ia beson FBK-së U16 European Challengers


Teksti: FBK

8 June, 2021 @16:27

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të jetë organizatore e FIBA U16 European Challengers që do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Një vendim të tillë e ka marrë së fundi Bordi i FIBA Evropës. 

Në FIBA U16 European Challengers, Grupi E në Prishtinë do të marrin pjesë gjashtë (6) shtete: Kosova, Luksemburgu, Shqipëria, Gjibraltari, Moldavia dhe Malta.

Gara do të organizohet në formë të “Fluskës”, gjithnjë duke e respektuar Protokollin e FIBA-s për Covid-19 dhe masat në fuqi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në fakt FIBA ia kishte besuar FBK-së organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë, i cili ishte paraparë të organizohet në vitin 2020, por që për shkak të përhapjes së pandemisë, FIBA i pati anuluar të gjitha FIBA Kampionatet Evropiane prej U16 deri në U20, në të gjitha Divizionet dhe në të dyja konkurrencat.

Për Federatën e Basketbollit të Kosovës kjo është hera e tretë që FIBA ia beson organizimin e një eventi, por në dy vitet e mëparshme me format tjetër, pra të Kampionatit. Në vitin 2018, Kosova ka qenë organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë, kurse më 2019 ishte organizatore e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat në Prishtinë.

Këtë vit FIBA ka vendosur që të vazhdojë me organizimin e garave për U16, U18, U20 në të dyja konkurrencat, por në një format tjetër për shkak të Covid-19. Kësaj radhe FIBA Kampionatet Evropiane nuk janë ndarë në Divizione, por në Grupe, dhe këto grupe do të organizohen në disa shtete.

Në 2018 dhe 2019, FIBA ka qenë jashtëzakonisht e kënaqur me organizimin e FIBA Kampionateve Evropiane nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe për këtë arsye edhe kësaj radhe, pavarësisht pranisë së pandemisë, ka vendosur të bashkëpunoj me FBK-në në mënyrë që së bashku të organizojnë një event në nivelin më të lartë të mundshëm.


FBK

Nis regjistrimi i klubeve për edicionin 2021/22

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/FBK Liga e Dytë/FBK Liga e Femrave

Nis regjistrimi i klubeve për edicionin 2021/22

08/06/21 @ 15:39

GAME 2: NETS - BUCKS

Brooklyn deklason Bucks, përgjysmon rrugën

NBA

Brooklyn deklason Bucks, përgjysmon rrugën

08/06/21 @ 09:34

COACH OF THE YEAR

Trajneri i vitit në NBA, Tom Thibodeau

NBA

Trajneri i vitit në NBA, Tom Thibodeau

08/06/21 @ 10:19

GAME 1: SIXERS - HAWKS

Young në formë, Hawks fillon gjysmëfinalet me fitore

NBA

Young në formë, Hawks fillon gjysmëfinalet me fitore

07/06/21 @ 12:10

GAME 1: SUNS - NUGGETS

Suns në formë, i hap gjysmëfinalet me fitore

NBA

Suns në formë, i hap gjysmëfinalet me fitore

08/06/21 @ 09:53

U16

Marigona Hill Prishtina, kampione e Kosovës U16

FBK Superliga U18

Marigona Hill Prishtina, kampione e Kosovës U16

06/06/21 @ 18:37

GAME 7: CLIPPERS - MAVS

Doncic eliminohet me super performancë

NBA

Doncic eliminohet me super performancë

07/06/21 @ 12:05

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (1)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (1)

14/10/24 @ 23:12

STËRVITJA E FUNDIT PARA NDESHJES

Nga stërvitja e fundit: Dy mungesa para ndeshjes ndaj Qipros

Liga e Kombeve/Kosova

Nga stërvitja e fundit: Dy mungesa para ndeshjes ndaj Qipros

14/10/24 @ 23:03

ATDHE NUHIU PENSIONOHET

Sulmuesi i Kosovës, i jep fund karrierës në moshën 35 vjeçare

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë

Sulmuesi i Kosovës, i jep fund karrierës në moshën 35 vjeçare

14/10/24 @ 22:05

NGA STËRVITJA E FUNDIT E KOSOVËS U21 PARA NDESHJES

Kosova U-21 në Estoni, kthehet Hoti, mungojnë 2 lojtarë

Kosova/International

Kosova U-21 në Estoni, kthehet Hoti, mungojnë 2 lojtarë

14/10/24 @ 21:50

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve: Gjeorgjia-Shqipëria

Liga e Kombeve/Shqipëria

Notat e futbollistëve: Gjeorgjia-Shqipëria

14/10/24 @ 20:34

FITORE HISTORIKE NDAJ GJEORGJISË

Asllani vendimtar, Shqipëria i kthehet fitores

Liga e Kombeve/Shqipëria

Asllani vendimtar, Shqipëria i kthehet fitores

14/10/24 @ 20:06

GJEORGJIA - SHQIPËRIA

Gjeorgjia - Shqipëria, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Shqipëria

Gjeorgjia - Shqipëria, 11-shet startuese

14/10/24 @ 16:50

BILETAT

Pos atyre VIP, të gjitha biletat tjera janë shitur për ndeshjen Kosova-Qipro

Liga e Kombeve/Kosova

Pos atyre VIP, të gjitha biletat tjera janë shitur për ndeshjen Kosova-Qipro

14/10/24 @ 16:19

MVP I XHIROS V

Damiree Burns (Prishtina) — Ylli i javës (5)

FBK Superliga

Damiree Burns (Prishtina) — Ylli i javës (5)

14/10/24 @ 16:13

PAS STËRVITJES SË FUNDIT

Shqipëria gati për Gjeorgjinë sonte

Liga e Kombeve/Shqipëria

Shqipëria gati për Gjeorgjinë sonte

14/10/24 @ 14:06


 
Të gjitha lajmet nga