Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA 2: PRISHTINA - TREPÇA

Fitore pas vazhdimeve, Prishtina barazon serinë

Foto: FBK

Fitore pas vazhdimeve, Prishtina barazon serinë


23 April, 2025 @20:48

Është barazuar seria gjysmëfinale mes Prishtinës dhe Trepçës!

Pas fitores së Trepçës në ndeshjen e parë në Mitrovicë, takimin e luajtur sonte në Prishtinë e fitoi skuadra vendase, me ç‘rast seria është barazuar në 1-1.

Ndeshja ishte mjaft interesante. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 77-77, e pas vazhdimeve më e mirë u tregua skuadra vendase, që në fund triumfoi me rezultat 90-83.

SKEMA DREJT FINALES

Ndeshja filloi jo mirë për Prishtinën, që çerekun e parë e humbi 13-23, por megjithatë dalëngadalë u rikthye në lojë dhe e mbylli ndeshjen me triumf.

Jordan Davis dhe Olin Carter me nga 23 pikë ishin më të mirët te Prishtina sonte, kurse te mitrovicasit Tekele Cotton luajti me 19 pikë e Mikaile Tmusic shtoi 17. Në natën e tij më të mirë nuk ishte Drilon Hajrizi, që ndeshjen e mbylli me vetëm 10 pikë.

Kështu seria tashmë barazohet në 1-1 dhe ndeshja e tretë e serisë luhet në Mitrovicë pas 3 ditëve (26 prill). Në finale shkon skuadra që shënon 3 fitore në seri, e aty e pret fituesi i përballjes mes Pejës dhe Bashkimit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga