Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARISIENËT TRIUMFOJNË

Parisi merr fitore minimale në “Emirates”

Parisi merr fitore minimale në “Emirates”


29 April, 2025 @22:54

Ousmane Dembele ka bërë dallimin, ndërsa Paris St Germain ka dalë fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Arsenalin si mysafir në “Emirates”.

Ka qenë sulmuesi i Francës, Dembele që ka shënuar pas një pasimi të Kvaras në fillim të ndeshjes, për të përcaktuar rezultatin përfundimtar: Arsenal - Paris 0-1 [Dembele 4’]. Pas kësaj parisienët e drejtuar nga Luis Enrique kanë kërkuar edhe disa herë golin, por ose nuk ishin të saktë, ose David Raya mbronte mirë!

Arsenal u këndell kah fundi i pjesës së parë, pa sukses. Në pjesë të dytë nisën gjithashtu mirë, por një gol i Mikel Merinos u anulua për ofsajd, nga VAR. Parisi riktheu dominimin kur me zëvendësuesin Bradley Barcola dy herë pati mundësi për të shënuar - pa sukses.

Në minutat e fundit edhe një energji e Arsenalit për të bërë diçka më shumë - por assesi nuk u arrit të kalohet Gigi Donnarumma në portën parisiene. Përballja e radhës, më 7 maj në Paris. Ndërsa ekipi i Mikel Artetës do të duhet të bëj të pamundurën për të ndalë këtë kundërshtar energjik, që nuk u ndalë në asnjë moment nga loja me presing dhe me tranzicione të shpejta. Përndryshe kjo ka qenë fitorja e parë e Parisit ndaj Arsenalit në histori në gara evropiane.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League