GJILANI - FERIZAJI

Gjilani fiton me autogol
5 April, 2025 @17:52
Skudra e Gjilanit ka shënuar fitore sot kundër Ferizajit me rezultat 1-0 [Filip Gligorov AG 81’].
Djelmoshat e trajnerit Atdhe Nuhiu, me vështirësi regjistruan fitoren kundër kundërshtarit pas një autogoli.
Në minutën e 81’, pas harkimit të Armend Thaqit në zonë, Filig Gligorov ka shënuar autogol që mjaftoi për 3 pikë të Gjilanit.
Gjilani me 38 pikë gjendet në pozitën e katërt, kurse Ferizaji me 35 pikë në pozitën e gjashtë.
Në xhiron tjetër Gjilani takohet me Llapin, derisa Ferizaji me Feronikelin 74.