Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Humbëm sepse… nuk dimë të luajmë basketboll

Humbëm sepse… nuk dimë të luajmë basketboll


25 September, 2022 @21:59

Trajneri i ekipit të Yllit, Adis Beciragic, në stilin e tij ka komentuar edhe humbjen e tretë kampionale radhazi në stinorin e ri të Superligës, ndërsa ka numëruar gabimet që janë bërë në lojë.

“Ndeshjen e humbëm, sepse ... nuk dimë të luajmë basketboll! Thjesht,” ka thënë fillimisht ai duke qeshur, për të vazhduar: “Ne trajnerët e prishëm basketbollin plotësisht. Në të kaluarën në mbledhje me lojtarët kur flisja, secili dinte për short-roll, deep-roll, e gjëra të tilla, por askush nuk po din të jep një pasim! Nuk po dinë si të thyejnë një fast-break 2-1. Në pjesë të parë duke qenë në epërsi prej 10 pikësh, kemi humbur saktë 10 dy-hapëshe. Për çfarë basketbolli po flasim! E kështu… pastaj vjen paniku, mungesa e rotacionit dhe gjithçka tjetër. Presim lojtarë të rinj dhe besoj se do të rikthehemi,” ka thënë ndër të tjera trajneri boshnjak që bëri dy herë kampion Yllin.

Ylli është skuadra e vetme pa asnjë fitore pas tri xhirove të para në Superligë 2022/23. Suharekasit janë kampionë aktual të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga