Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHEN PJESEMARRESIT

12 ekipe nga Izraeli regjistrohen në BIBL

12 ekipe nga Izraeli regjistrohen në BIBL


2 October, 2020 @16:00

Numri i ekipeve basketbollistike nga Izraeli ka befasuar Ligën Ballkanike të basketbollit, pasi që menjëherë kanë aplikuar për pjesëmarrje dhe janë regjistruar aty 12 skuadra nga ky vend.

Thuajse të gjitha skuadrat e elitës izraelite të basketbollit janë paraqitur për regjistrim, hiq Maccabi Tel Avivin që luan në Euroleague.

Drejtori i BIBL, Shay Shtriks ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur me vendimin e ekipeve.

“BIBL është më se e kënaqur që ka regjistruar 12 skuadra nga Izraeli për sezonin 2020/21. Në këto kohëra të vështira kemi obligim që të kooperojmë në të mirë të basketbollit. Më e rëndësishmja këtu është cilësia, që po shtohet,” ka thënë ai.

Më parë në BIBL janë konfirmuar edhe Ibri nga Rozhaja, Akademik Plovdiv, Kumanova dhe TFT Skopje.

Sistemi i garave në BIBL do të ndryshojë, pasi që do të ketë më shumë skuadra, ndërsa me ardhjen e “krejt” ligës izraelite aty, burime të TopSporti.com brenda ligës kanë bërë të ditur se tash kanë shprehur interesim edhe skuadra me buxhet të madh nga rajoni kërkesë për pjesëmarrje.

Skuadrat nga Kosova, që në vitet e fundit kanë qenë të zakonshme në këtë garë, bashkë me ato të Shqipërisë, nuk kanë aplikuar për pjesëmarrje këtë stinor.

Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar një ligë të re, Liga Unike, ku pritet të marrin pjesë ekipet më të mira të këtyre vendeve.



i:

Hapoel Holon, Hapoel Bank Yahav, Maccabi Haifa, Hapoel Galil Gilboa, Hapoel Be'erSheva, Maccabi Rishon, Ironi Nahariya, Hapoel Tel Aviv, Ironi Motors, Hapoel Haifa, Bnei Hertzliya dhe Hapoel Eilat janë skuadrat që janë regjistruar në ligë.

 
Të gjitha lajmet nga