Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAKTOHET DATA E NDESHJES SË MBETUR

Kampioni kërkon kreun e tabelës në Rahovec

Foto: KBYlli/ fb

Kampioni kërkon kreun e tabelës në Rahovec


16 January, 2023 @15:30

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, do të kërkojë fitore në Mizahir Isma të mërkurën ashtu që të dalë në krye të renditjes tabelare të elitës së basketbollit. Kjo, pasi që ndeshja e mbetur nga xhiroja XV e Superligës është përcaktuar të zhvillohet të mërkurën më 18 janar 2023.

Super-seria e Yllit

Suharekasit janë në seri të 13 fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa potencialisht me të 14-tën do të arrinin kreun e renditjes tabelare dhe do të barazoheshin me ekipet tjera për kah ndeshjet e zhvilluara.

Ylli nuk njeh humbje, prej se ekipit iu kthyen të lënduarit Malcolm Arsmtead e më vonë edhe Gëzim Morina, ndërsa pas katër xhirove që nisën me humbje, ata janë duke kërkuar tashmë kreun e tabelës, pas serisë superiore që kanë kapur - më të mirën këtë stinor nga të gjitha ekipet.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Rahoveci është në krizë të thellë të rezultateve, ndërsa ekipi këtë vit ka nisur me trajnerin e ri, irlandezin Daniel Nelson, kurse në fundjavë kanë debutuar dyshja e re e të huajve, Jack Pagenkopf dhe Igor Chumakov.

Kriza e Rahovecit

Rahoveci nuk ka shënuar fitore që nga 20 nëntori, xhiroja XI, kur kishin mposhtur Bashkimin në Mizahir Isma, ndërsa fitorja tjetër e tyre është në xhiron e parë, kur mposhtën pikërisht Yllin, që kishte nisur me mungesa të theksuara kampionatin.

Të mërkurën në ndeshjen që nis prej orës 17:00 Rahoveci me kryetrajnerin Daniel Nelson do të tentojë befasinë e madhe, ndërsa Ylli me strastegun Adis Beciragic do të kërkojnë kreun e tabelës dhe vazhdimin e serisë në 14 fitore radhazi!


 
Të gjitha lajmet nga