SELEKTORI GREK I KOSOVËS

Foto: KBBashkimi/F. Tokaj/ fb
Katër të ftuar u monitoruan nga Marmarinos mbrëmë
4 November, 2021 @16:25
Përballja tejet interesante që u vendos në minutën e fundit të ndeshjes në mes të Bashkimit dhe Yllit mbrëmë në Sezai Surroi të Prizrenit, u monitorua nga afër prej selektorit të Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos.
Strategu grek ka qenë prezent në palestër mbrëmë dhe nga afër ka parë katër nga 17 lojtarët e listës së gjerë të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të nëntorit.
Kosova në nëntor do të ketë dy ndeshje kualifikuese për Eurobasket 2025, ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës.
E Marmarinos nga afër ka monituruar në përballjen e cekur të ftuarin nga ekipi i Bashkimit, Valon Bunjaku si dhe treshen e Yllit, Erjon Kastrati, Gëzim Morina dhe Mikaile Tmusic.
Ylli fitoi këtë ndeshje, ndërsa pos Tmusicit të gjithë lojtarët tjerë të ftuar nga Marmarinos luajtën me pikë dyshifrore në këtë përballje. Derisa Bunjaku kishte indeks efiçence 14 në këtë ndeshje, Kastrati luajti me indeks 10, Morina me 24 e Tmusic me 7.
Marmarinos pritet të jetë sot në përballjen tjetër derbi të xhiros ku Prizreni pret Trepçën në “Sezai Surroi”.